Scholz konfirmon se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është interes strategjik i Brukselit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor me aspirata për BE, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, janë tashmë në një proces reformash shumëvjeçare, tha kancelari gjerman Olaf Scholz para deputetëve në Berlin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se “sot më shumë se kurrë integrimi i tyre në BE është në interesin strategjik të Brukselit, duke theksuar, sipas Reuters, ndikimin e fuqive të huaja në rajon, përfshirë Rusinë”.

Scholz njoftoi sot se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Evropian të planifikuar për muajin e ardhshëm, në mënyrë që t’i përcjellë mesazhin rajonit se ka vend në Bashkimin Evropian, shkruan Reuters.

“Përmbushja e detyrimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë”, tha Scholz.

Advertisement

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ka ngritur frikën se konflikti mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, liderët e BE-së ende nuk bien dakord për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili aktualisht kundërshton zgjerimin e BE-së, së fundmi propozoi formimin e një komuniteti të ri politik në Evropë, i cili do të përfshinte Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Scholz konfirmon se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është interes strategjik i Brukselit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy