Së shpejti gjykim edhe në Idrizovë: Në burg është ndërtuar sallë më e madhe gjyqi në shtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ndërtuar salla më e madhe gjyqi në shtet në kuadër të burgut “Idrizovë”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian në suaza të Programit veprues IPA “Mbështetje të Sektorit të Drejtësisë”. E gjithë kjo pjesë e burgut shtrihet në 1000 м2 dhe ka kapacitet për gjithsej rreth 120 persona.

Projekti është financuar në suaza të programit veprues IPA “Mbështetje të Sektorit të Drejtësisë”, ndërsa marrëveshjen për ndërtim të sallës gjyqësore në burgun “Idrizovë” është në vlerë prej një milion e dyqind e pesëdhjetë e shtatë mijë euro. Së shpejti pritet edhe pajisja e gjykatës me mobile pas çfarë do të vijojë edhe hapja e saj zyrtare dhe lëshimi në përdorim.

Së shpejti gjykim edhe në Idrizovë: Në burg është ndërtuar sallë më e madhe gjyqi në shtet

Kjo sallë gjyqi është ndërtuar sipas modelit të sallave gjyqësore në shtetet me përvojë të madhe në përballjen me krimin e organizuar.

Advertisement

Salla e gjyqit është vetëm një segment nga kompleksi i përgjithshëm për këtë dedikim që përmban qeli për të akuzuarit, veçanërisht zyra për gjyqtarët dhe prokurorët publikë, hapësira për avokatët, sistem më bashkëkohor për mbrojtjen e dëshmitarëve me mundësi për ndryshim të formës së fotografisë dhe tonit, sistem për video konferencë, kabinë për përkthyes, si dhe sistem përkatës së sigurisë dhe monitorimit. Ky kompleks disponon me hyrje të veçanta për persona të dënuar, për persona zyrtarë, për opinionin i cili do të marrë pjesë në këto gjykime dhe pjesë të veçantë për gazetarët.

Së shpejti gjykim edhe në Idrizovë: Në burg është ndërtuar sallë më e madhe gjyqi në shtet

Duke pasur parasysh seriozitetin e veprave të rënda penale dhe arsyet e sigurisë, bënë të ditur sot nga Ministria e Drejtësisë, kjo sallë gjyqi me kapacitet prej rreth 120 persona, do të mundësojë gjykim të personave të paraburgosur që këto raste të zhvillohen në institucionin ndëshkues-përmirësues “Idrizovë”.

“Qëllimi për ndërtimin e këtij kompleksi me sallë gjyqi në burgun “Idrizovë” është në të t’u gjykohet personave në paraburgim, si dhe personave të dënuar për vepra të rënda penale kundër të cilëve udhëhiqen edhe procedura të tjera penale, ndërsa transporti i të cilëve deri te gjykatat është me rrezik të sigurisë”, theksohet në kumtesë.

Advertisement

Me këtë, nënvizohet, dukshëm do të ulet rreziku nga arratia të personave të paraburgosur dhe të dënuar gjatë transportit deri te gjykatat. Plotësisht, me shfrytëzimin e kësaj seance, do të kursehen mjete për transport të personave të paraburgosur dhe dënuar në gjykata, ndërsa njëherit do të lehtësohet edhe shërbimi i burgut dhe policia e cila merr pjesë në përcjelljen e këtyre personave.

Së shpejti gjykim edhe në Idrizovë: Në burg është ndërtuar sallë më e madhe gjyqi në shtet

Për vizitë në sallën e re gjyqi në “Idrizovë” ishin ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, së bashku me shefin për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së Nikolla Bertolinin, prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski, kryetarin e Gjykatës Penale Ivan Xholev, si dhe drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq.

Arsye për locimin e kësaj salle gjyqi në burgun “Idrizovë” është sepse në të për momentin janë vendosur rreth 60 për qind të numrit të përgjithshëm të personave të dënuar të cilët ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa në këtë burg do të ndërtohet edhe qendra më e madhe për paraburgim në shtet, me çfarë 80 për qind nga gjithsej personat e paraburgosur do të vendosen në këtë burg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy