Sejdiu: E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sejdiu: E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria

Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është deklaruar rreth shumicës së re parlamentare.

Sejdiu i cili ishte në garë të ngushtë me BDI-në në Zhelinë, tha se do të rrëzojnë partinë e Ali Ahmetit edhe nga Qeveria.

“E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria”, shprehet Sejdiu.


Arjanit Hoxha: Edhe po të vendosin strukturat e Lëvizjes Besa për qëndrim në qeveri, unë nuk do të jem ministër

Advertisement

Më herët edhe sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencë për shtyp akuzoi BDI-në për manipulim zgjedhor dhe se nëse organet partiake vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri, ai nuk do të jetë ministër.

Ndryshe, vendimi i KSHZ-së për të pranuar kërkesën e BDI-së për rivotim në vendvotimin 2107 në Zhelinë ka vënë në pikëpyetje shumicën parlamentare, ndërsa Lëvizja Besa sot dhe nesër do të vendosë nëse do të qëndrojë në qeveri./Telegrafi/

Advertisement

Sejdiu: E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy