Sekretaresha e MPB-së hynë në vetizolim për shkak të kontaktit me të infektuarit me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë persona nga MPB në mesin e të cilëve edhe sekretesha e MPB-së, Magdallena Nestorovska do të hynë në vetizolim për 14 ditë për shkak të kontaktit me dy të punësuar në kantinën e Ministrisë të cilët janë pozitiv për coronavirus.

Nga MPB informojnë se nga ana e ekipit të epidemiologëve nga Instituti për Shëndet Publik, në bazë të raportit të paraqitur të gjithë punëtorët që kanë kontakt me dy të punësuarit, është bërë anketa epidemiologjike për 67 persona, ndërsa është edhe dezinfektimi i të gjithë hapësirave të objektit.

Në raportin e epidemiologëve për anketave të bërë më herët është vërejtur rrezik tek të anketuarit, ku tek pesë persona është vërejtur rrezik i mesëm.

Për 65 personat tjerë që janë me rrezik të vogël është rekomanduar që të mbajnë maskë për frymëmarrje gjatë gjithë kohës së punës./Telegrafi/

Advertisement

Sekretaresha e MPB-së hynë në vetizolim për shkak të kontaktit me të infektuarit me coronavirus shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy