Sela: Apasiev bën mirë të mësojë shqipen dhe çiftelinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela ka komentuar deklaratën e deputetit dhe kryetarin e të “Majtës”, Dimitar Apasievit për gjuhën shqipe pasi Qeveria miratoi dje Dekretin me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Sela i bënë thirrje Apasievit që të shkojë në kurs për të mësuar shqipen dhe çiftelinë.

“Apasievit a e dinë çfarë i bën mirë? Unë uroj që ai të zgjerojë horizontet e tija dhe është edukatë dhe kulturë të njohësh edhe gjuhët e huaja. Gjuha shqipe është e huaj për Apasievin, por nuk duhet të jetë gjuhë e urryer. Atij unë i sugjeroj që të nis një kurs për gjuhën shqipe, për ta folur gjuhën shqipe dhe bashkë me kursin e shqipes dhe ca leksione në çifteli dhe bashkë me Ali Ahmetin le t’ja krisin këngës”, tha Sela.

Sela: Apasiev bën mirë të mësojë shqipen dhe çiftelinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy