Sela dhe Gashi në takim me Mickoskin: Bashkëpunim opozitar kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, në zyrën e deputetëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA u zhvillua një takim mes partive opozitare në vend, në prag të zgjedhjeve lokale.

Në takim morën pjesë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski.

Siç njoftojnë nga ASH – AAA, tema e këtij takimi ishin zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia për bashkëpunim opozitar midis këtyre partive, “me motiv kryesor luftën kundër krimit dhe korrupsionit në komunat e udhëhequra nga LSDM-BDI”.

“Tre kryetarët vunë në dukje se duke u nisur nga raporti i Transparency International, sipas të cilit Maqedonia renditet në vendin e 111-të, vend ky më i keqi deri tani, bashkëpunimi i opozitës është i pashmangshëm, në mënyrë që njësitë e vetëqeverisjes lokale të çlirohen nga qeverisja korruptive, nga harxhimi jotransparent i të hollave të qytetarëve dhe keqpërdorimi i pushtetit nga qeverisja LSDM-BDI në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Advertisement

“Prandaj, konstatuan ata, është e nevojshme të bashkëpunohet në mënyrë që komunat të jenë institucione në shërbim të qytetarëve, me zhvillim lokal të fortë dhe të barabartë ekonomik, me mbështetje buxhetore për decentralizimin në fushat e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe me përpjekje më të mëdha për të qenë komuna të gjelbërta të cilat do të sigurojnë ajër të pastër dhe do të mbrojnë mjedisin jetësor”, thuhet në njoftimin e ASH – AAA.

Më tej shtojnë se bashkëpunimi do të thotë që partitë e përmendura nuk do të kandidojnë për kryetar komune në komuna të caktuara dhe do të mbështesin njëra-tjetrën, ndërsa në komunat e tjera do të konkurrojnë me të gjitha partitë e tjera.

Gjithashtu thonë se mënyra dhe detajet e bashkëpunimit do të bien dakord nga degët komunale të tre palëve./Telegrafi/

Sela dhe Gashi në takim me Mickoskin: Bashkëpunim opozitar kundër korrupsionit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy