Sela dhe Gashi urojnë Kurtin 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij për kryeministër të ri të Republikës së Kosovës.

“Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim që është institucionalizimi i verditktit që shqiptarët e Kosovës që votuan për ndryshimin duke ju besuar juve. Shqiptarët e Kosovës tani më kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar e cila me hapa më të shpejt do të vazhdojë me shtetndërtimit e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shteteti të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Zgjedhja Juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovar, është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interes të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit”, shkruan Sela në Facebook.

Kurtin e ka uruar edhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi.

Advertisement

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Pas një ndërprerjeje që iu bë qeverisjes Kurti 1, sonte Albin Kurti u kthye në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovë, për të përdëftuar se vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë mbi pengesat e përkohshme e të panatyrshme”, shkruan Gashi./Telegraf/

Sela dhe Gashi urojnë Kurtin  shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy