
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto ditë përballet me probleme lidhur me objektin e shkollës në fshatin Nerovë.
Në bisedë me banorët, kryetaru Sela, në cilësinë edhe të deputetit të zonës, u zotua se këtë çështje do ta ngris edhe në Kuvend dhe në takimet me faktorin ndërkombëtar.
“Ne sot erdhëm të shohim shkollën këtu në Nerovë (Krushevë) që është bërë objekt trajtimi i opinionit, të shohim punën e shkëlqyer që kanë bërë fshatarët me vetëiniciativë, objekt të ri pa asnjë kontribut fatkeqësisht nga shteti. Këtu është edhe shkolla e vjetër e cila nuk plotëson as minimumin e kushteve, të mos flasim për toaletet të cilat edhe ujë nuk kanë. Një objekt shkollor pa ujë, natyrisht që është vatër e infeķcioneve, sidomos hepatitit dhe shumë sëmundjeve të tjera.
Kështu që edhe si deputet zone erdha që të shoh problemet me të cilat përballen këta qytetarë dhe të shohim, duhet tu gjejmë zgjidhjen e problemit tuaj. Besoj do ja dalim që Nerova të ketë një objekt dinjitoz shkolle, fëmijët të mësojnë në kushte të mira që të kemi gjenerata që rriten të shëndosha dhe jo gjenerata të cilat duke mos pas kushte të mund tu shfaqen edhe probleme shëndetësore”, tha Sela.
Sela tha se do të merr përsipër që ta trajtojë si problematikë edhe në Parlament edhe në takimet edhe me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që të depërtojë zëri deri tek të gjithë ata të cilët janë kundër shkollave, objekteve shkollore dhe me këtë edhe kundër normalitetit dhe jetës./Telegrafi/
The post Sela: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet, do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë appeared first on Telegrafi.