Sela: Fjalën e fundit për shqiptarët në “Ballkanin e Hapur” duhet ta ketë Kosova, jo Shqipëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për “Syri TV” ka folur në lidhje me iniciativën “Ballkani i Hapur”, dhe zhvillimet tjera në rajon.

Sela theksoi se fjalën e fundit për këtë iniciativë sa i përket hapësirës së shqiptarëve, duhet ta ketë Kosova, gjegjësisht kryeministri i saj, e jo kryeministri i Shqipërisë.

“Nuk e di se çfarë i ka penguar shqiptarët që ta unifikojnë tregun e tyre. Askush nuk na ndalon që të kemi program kulturor të përbashkët. Dhe me këtë lejojmë që të na ndikojnë subkultura të vendeve tjera, dhe para perëndimit të dalim me fytyra tjera. Askush nuk na ndalon ta bashkojmë kulturën shqiptare. Mendoj se më urgjente është bashkëpunimi ekonomik në mes shqiptarëve, ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Por kjo nuk ndodh. Pse duhet të jetë edhe Serbia këtu?”, tha Sela.

Ai theksoi se nuk guxohet të krijohet alternativë e Bashkimit Evropian, me asnjë iniciativë.

Advertisement

“Nuk dua të merrem me konspiracion, por ajo që flitet është se disa shtete të rëndësishme në BE krijojnë pengesa në mënyrë që të vonohet nisja e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk ma merr mendja se ato lidhjet e hershme të disa shteteve me Serbinë janë ndërprerë plotësisht. Nuk dua të merrem me konspiracion, por ndoshta ky është ndër shërbimet më të pakta që i bëhen Serbisë, dhe këto mosmarrëveshjet ballkanike mund të vazhdojnë me vite. Gjithaçka që Serbia do në raport me Kosovën, është të fitojë kohë”, tha mes tjerash Sela./Telegrafi/

 

Sela: Fjalën e fundit për shqiptarët në “Ballkanin e Hapur” duhet ta ketë Kosova, jo Shqipëria shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy