Sela flet për dorëheqjen nga posti i kryetarit të ASH-së pas rezultatit në zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, i pyetur nëse do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhjet lokale, ka thënë se tani për tani janë ende në zgjedhje duke qenë se Dibra shkon në rrethin e dytë, dhe se në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror i partisë, do të jetë ai vetë që do ta hap këtë temë.

Përveç të tjerash, Sela ka thënë se një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka diçka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet.

“Zakonisht një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka diçka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet. Ne po hyjmë në një kaos total si shoqëri në përgjithësi. Do të isha i lumtur që dorëheqjen time si kryetar partie ta kërkojnë strukturat e partisë. Deri tani nuk e kanë kërkuara”.

“Jemi akoma në zgjedhje e kemi edhe Dibrën. Në Aleancën për Shqiptarët është legjitime që të kerkohet përgjegjësi nga kryetari i partisë, dhe fjala e lirë kurrë nuk është ndaluar. Në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror do të ketë pikë të vecantë për t’u hapur tema e kryetarit, se cfarë mendojnë dhe po ashtu edhe të marrin vendim për këtë”, theksoi Sela./Alsat/

Advertisement

Sela flet për dorëheqjen nga posti i kryetarit të ASH-së pas rezultatit në zgjedhjet lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy