Sela: Jam i mendimit që të shkojmë vetë në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Analiza 24” ka thënë se Taravari gjatë debateve i ka pranuar se do të shkojnë vetëm në zgjedhje dhe qëndrimi im ka qenë i njëjtë derisa ka ndodhur ai dezertim. Për një koalicion të mundshëm me BDI-në, Sela thotë se qëndrimi i tij është që të shkojnë vetë në zgjedhje.

“Lëvizjet politike bëhen me mjetet që keni për momentin. Nuk e di as se cilat do t’i kem pas dhe as nuk mund t’i kthej pozicionet që kishim një vit më parë. Hipotetikisht, pa përfunduar procesi gjyqësor, nuk mund të flas për këtë. Unë jam i mendimit se duhet të shkojmë vetë në zgjedhje dhe jam kundër arbitraritetit në një parti. Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë sa jam kryetar i Aleancës. Aktori që solli një situatë të tillë në Tetovë është Taravari. Kur vepron politikisht me urdhër, përçarja nuk mund të parandalohet dhe ai punon për të shkatërruar Aleancën. Më e rëndësishmja ishte që partia të ishte e bashkuar”, thotë Sela.

Sela: Jam i mendimit që të shkojmë vetë në zgjedhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy