Sela në “PodGo” flet për VLEN-in, ngjarjet në ASH dhe për zgjedhjet lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet i Frontit Evropian në Kuvendin e RMV-së ka qenë i ftuar në “PodGo” në Telegrafi Maqedoni ku ka folur për aktualitetin politik.

Për gabimin më të madh në politikë, Ziadin Sela e fajsoi veten për mbijetesën e Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit në politikë. “Unë jam fajtor që në skenën politike mbijetoi Bilall Kasami, që mbijetoi Alternativa dhe Afrim Gashi”. Ky gabim, sipas Selës, është bërë për qëllim të ndryshimit që ai e quajti të domosdoshëm në politikë. 

Në “PodGo” Sela u sfidua që të gjejë një pozitive tek kjo qeveri, pasiqë për negativet flasin çdo ditë në politikë. “Pozitive e kësaj qeverie është se ka qeveri dhe nuk kemi anarki” u përgjigj Sela, duke e cilësuar pyetjen si të rëndë për një opozitar të regjur në opozitë.

Advertisement

Në lidhje me ndryshimet në qeveri, Sela tha se Arben Fetai nuk e ka përçarë Aleancën për Shqiptarët pasi ai nuk ka pasur atë fuqi.

Në lidhje me bashkëpunimin me Frontin Evropian (FE), Sela tha se ishte zgjidhje mes dy zgjidhjeve, të mos merr pjesë në zgjedhje apo të shkojë me FE-në. “Në situatë kur partia ishte në garë për vulat, dhe për çështje administrative, unë isha para dy zgjidhjeve, të mos marr pjesë në zgjedhje apo t’i bashkangjitem ndonjë koalicioni. E hapa si temë në parti dhe aty vendosëm që të jemi pjesë e Frontit Evropian”.

Në lidhje me ish-bashkëpartiakun, Arben Taravari, Sela u pyet se a kanë pasur komunikim, qoftë edhe personal. Ai tha “Venhar, a e di si janë këto punë, unë kam disa parime në jetë. Miku një herë në jetë zihet, në qoftë se është i vërtetë, e ke për jetë. Nëqoftë se nuk është i vërtetë, nuk e ke mik më” u përgjigj Sela. 

Advertisement

Në pyetjen për “deputetët që do t’i bashkangjiten VLEN-it në qeveri”  a janë deputetët e ASH-së së udhëhequr nga Sela, ai u përgjigj se deputetët janë kompakt dhe i cilësoi këto deklarata si të turpshme. 

Për më shumë, ndiqeni emisionin PodGo.

Ky emision u mundësua nga KFC Maqedoni, Nez Rent a car, Neotel, Uniqa, Slavej dhe UEJL. /Telegrafi/

Advertisement

The post Sela në “PodGo” flet për VLEN-in, ngjarjet në ASH dhe për zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy