Sela: Nuk është realizuar asnjë premtim i Qeverisë në 100 ditët e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp me rastin e 100 vjetorit të Qeverisë, tha se asnjë premtim i tyre nuk është realizuar.

Sela tha se qytetarët e vendit nuk e meritojnë t’i udhëheqë kjo Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi dëshmitar që shpresa për BE po shuhet. Nuk jemi këtu për të konstatuar gjendjen, por për t’i ndihmuar qytetarëve e jo qeverisë. Kjo Qeveri nuk ka pikë të moralit të udhëheq me vendin. Kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje, duhet të kemi qeveri të zgjeruar”, deklaroi Sela.

Ai kërkoi dorëheqjen e Qeverisë së Zaevit, si formimin e Qeverisë së zgjeruar për të menaxhuar situatën me Covid-19.

Advertisement

“Ka ardhur koha t’i ndrrojmë politikanët ashtu sikur foshnjave që u ndrrohen pelenat”, ka thënë Sela.

Sela: Nuk është realizuar asnjë premtim i Qeverisë në 100 ditët e para shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy