Sela thotë se opozita shqiptare po mobilizohet: Do të sjellim ndryshim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp informoi se e ka ndërprerë procesin e anëtarësimit në këtë parti, për shkak se vijon organizimi i kongresit të partisë.

Sela theksoi se ASH numëron rreth 11 mijë anëtarë, prej të cilëve rreth 3.500 janë anëtarësime të reja.

Këta shifra sipas Selës, janë dëshmi se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po mobilizohet dhe priten ndryshime te shqiptarët.

“Janë dëshmi se opozita shqiptare mobilizohet dhe do të sjellim ndryshime në shoqërinë shqiptare. Të mos harrojmë që shqiptarët që 20 vjet jetojnë në monizëm… Monizëm me të gjitha fenomenet që e karakterizojnë këtë sistem”, tha Sela.

Advertisement

Anëtarësimi mbyllet deri në mbajtjen e kongresit, pasi siç tha Sela, kjo me qëllim që të mos ketë dyshime se dikush me qëllim po anëtarëson individë që të zgjidhet vet në kongres.

Sela thotë se opozita shqiptare po mobilizohet: Do të sjellim ndryshim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy