Sela: Tre kushte për të biseduar për hyrje në qeveri, bashkimi me Taravarin është i pamundur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ziadin Sela në emisionin “Debat në Shenja” la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, por vetëm nëse plotësohen tre kushte kryesore.

Ai tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht zhbllokimi i procesit të integrimit në BE, zëvendësimi i termit “20%” me “gjuha shqipe” në Kushtetutë, si dhe vendosja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, janë kushtet pas së cilave Sela do ta shqyrtojë hyrjen në qeveri.

“Fillimisht ndryshimet kushtetuese – zhbllokimi i rrugës për në BE, heqja e 20% – futjen e gjuhës shqipe më Kushtetutë dhe vendimet që sillen me parim Badenteri, të jetë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto do të ishin tre tema, në qoftë se do të realizoheshin fillimisht, atëherë do të mund të negociohet me Aleancën për Shqiptarët”, tha Sela kur u pyet nëse ekziston mundësia që ai të bëhet pjesë e Qeverisë.

Ai gjithashtu foli për Arben Taravarin, për të cilin tha se është i pamundur bashkimi.

Advertisement

“Nuk do ketë bashkim me Taravarin, sepse akoma nuk e kam kuptuar pse ndodhi ndarja. Unë nuk e di për çfarë ribashkimi flisni. Ju mendoni se unë mund të shof ëndrra me sy çelë dhe për stabilitet mund të llogaris në Taravarin? Më jostabilitet nuk do mund të kisha kurrë me të. Mos shihni ëndrra me sy çelë. Unë të bashkohem me Taravarin është mision i pamundur. Unë të bashkoj partinë është e mundur, por jo me Taravarin”, tha Sela.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy