Selmani: Shteti duhet urgjentisht të kufizoj çmimet e spitaleve private, të mos ketë kompromis

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shteti, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet që menjëherë, me guxim dhe pa kompromis të vënë në dispozicion të gjitha objektet shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për të përcaktuar çmimet për trajtim dhe testime në institucionet private shëndetësore, tha ish-Ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani për “TV 24”.

Sipas tij, kapacitetet duhet të ishin vendosur më fuqishëm nën një komandë.

Në vend që të negociojë me pronarët e institucioneve private, Selmani thotë se duhet të marrë vendime të guximshme dhe pa kompromis.

“Tani, nëse bëjmë pazar, mund të mos biem dakord, ndërsa njerëzit po vdesin”, tha Selmani. Ai thotë se 100 shtretërit që Filipçe ra dakord me spitalet private janë shumë pak, për atë çka na pret me një numër kaq të madh të njerëzve të infektuar.

Advertisement

Sipas tij, situata ende nuk është plotësisht jashtë kontrollit, por ai thotë se do të ndodhë nëse personeli mjekësor fillon të heqë dorë nga kjo betejë me coronavirusin.

Ai thotë se shteti duhet të vendosë një çmim për testimin dhe të vendosë çmimet maksimale për testet, ndërsa shërbimet shëndetësore në privat duhet të jenë sipas një liste të standardizuar çmimesh./Telegrafi/

Selmani: Shteti duhet urgjentisht të kufizoj çmimet e spitaleve private, të mos ketë kompromis shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy