Senati Amerikan: Rezolutë për të festuar gjuhën dhe kulturën maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Senatin Amerikan është dorëzuar një rezolutë që do të festojë gjuhën, historinë dhe kulturën maqedonase. Diçka e ngjashme me Bundestagun gjerman gjatë fushatës për ndryshime kushtetuese në Maqedoni, në atë që ky dokument i referohet maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Rezoluta thekson se është e rëndësishme të theksohen kontributet kryesore dhe ndikimi kulturor i maqedonasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara, njofton “Zëri i Amerikës”.

Rezolutën para Senatit e prezantoi senatori republikan nga Indiana, Mike Braun, me të cilin kërkohet që shtatori i vitit 2023 të shpallet “Muaj i Trashëgimisë Maqedono-Amerikane”, gjatë të cilit do të festohet gjuha, historia dhe kultura e maqedono-amerikanëve.

“Të njohë kontributin e shumtë të maqedono-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara në fusha të ndryshme, duke përfshirë artin, shkencën, biznesin, politikën, mjekësinë dhe sportin, dhe të inkurajojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të përkujtojnë Muajin e Trashëgimisë Maqedono-Amerikane me ceremoni të përshtatshme, aktivitete dhe programe që respektojnë kontributet dhe arritjet kulturore të maqedono-amerikanëve”, thuhet në rezolutë./Telegrafi/

Advertisement

Senati Amerikan: Rezolutë për të festuar gjuhën dhe kulturën maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy