Sërish u rikthye coronavirusi në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse javën e kaluar qyteti i Dibrës ishte pa raste aktive me coroanvirus, megjithatë virusi u rikthye në Dibër.

Në raportin më të ri të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Dibra ka vetëm 1 rast aktiv. Me nga 1 rast kanë edhe Vallandova dhe Pehçeva.

Kriva Pallanka, Berova, Probishtipi dhe Makedonski Brodi kanë me nga 3 raste aktive. Demir Hisar ka 4 raste aktive, ndërsa Makedonska Kamenica 6 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 155.272 raste, prej tyre 148.709 janë shëruar dhe 5.413 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

Sërish u rikthye coronavirusi në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy