Sezoni veror po afron por plazhet e Ohrit janë me një ndotje të nivelit të lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sezoni është në prag dhe qytetarët e Ohrit po presin turistë. Por, uji në liqenin e Ohrit është i përshtatshëm për not, por nuk është i tillë kudo përgjatë bregut.

Analizat e Institutit Hidrobiologjik të Ohrit të bëra gjatë sezonit të kaluar veror (në gusht) tregojnë një nivel të lartë të ndotjes fekale në disa nga plazhet e liqenit të Ohrit, me grupe bakteresh të njohura si koliformë fekal, streptokokë fekal, esheria koli etj.

Hulumtimet hidrobiologjike kanë treguar se jashtëqitjet dhe mbeturinat e ujërave të zeza, gropat septike, tualetet, fermat dhe deponitë derdhen në liqen dhe për rrjedhojë më të prekurat nga ndotja fekale dhe organike janë ujërat e Liqenit të Ohrit pranë vendbanimeve dhe grykëderdhjeve.

Profesoresha Lençe Lokoska nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Hidrobiologjik në Ohër shpjegon se uji në disa pjesë të liqenit, sidomos afër vendbanimeve dhe afër grykëderdhjeve së lumenjëve është i ndotur deri në një gjendje kritike, si me ndotje fekale ashtu edhe me ndotje organike.

Advertisement

Por, në përgjithësi, Liqeni është në kategorinë e ujërave të pastërta dhe ka një aftësi të fortë për vetëpastrim.

Me shfaqjen dhe rritjen e numrit të baktereve koliforme dhe treguesve fekal në ujërat e liqenit, shfaqet dhe rreziku tek njerëzit nëse bien në kontakt me to.

Mund të shfaqen infeksione të lëkurës ose probleme gastrointestinale të ndjekura nga diarre, të vjella etj.

Profesoresha beson se kjo situatë imponon nevojën e ndërhyrjes emergjente të institucioneve, për ndalimin e ndotjes, eliminimin e shkaktarëve të ndotjes dhe marrjen e masave të duhura për rehabilitimin e pjesëve të rrezikuara.

Advertisement

Sezoni veror po afron por plazhet e Ohrit janë me një ndotje të nivelit të lartë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy