Shahapaska: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për Marrëdhënie Pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në seancën e sotme të Këshillit Social Ekonomik theksoi se puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për Marrëdhënie Pune.

“Në periudhën e pandemisë si shoqëri kemi bërë hap serioz në përshtatjen e procesit të punës, atje ku mundej në pajtim me kushtet të cilat ishin imponuar nga gjendja e re”, potencoi Shahpaska në seancën e KSE, lidhur me analizat e bëra nga ana e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP).

Analizat, të cilat janë në kuadër të projektit “Përforcim të dialogut social”, kanë të bëjnë në kulturën sipërmarrëse, punën në distancë, qasjen në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme deri te mjetet financiare dhe eko sistemin sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut.

“Këto analiza do jenë shumë të dobishme në zhvillimin dhe implementimin e politikave sociale ekonomike”, theksoi Shahpaska.

Advertisement

Në seancën e sotme u prezantua dhe shqyrtua Draft korniza e treguesve të cilat e matin efikasitetin e Këshillave Socialë Ekonomikë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky dokument është hartuar në kuadër të projektit rajonal Platformë për punësim dhe çështje sociale 2.

Shahapaska: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për Marrëdhënie Pune shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy