Shahpaska: Gjendja në çerdhe është stabile, vetëm një rast pozitiv tek të punësuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Gjendja në kopshte në lidhje me pandeminë është stabile. Periudhën e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv nga të punësuarit, ndërsa raste pozitive tek fëmijët nuk ka”.

Këtë e deklaroi sot ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska. Ajo shtoi se në bazë të gjendjes epidemiologjike do të mendohet për rritje të kapaciteteve në kopshte, gjegjësisht heqjen e protokolleve.

“Jemi të kujdesshëm në gjithë këtë proces, pasi bëhet fjalë për më të vegjlit dhe bëjmë vlerësime kur duhet t’i hapim tërësisht çerdhet, sikur para pandemisë”.

“Nëse gjendja epidemilogjike vazhdon kështu, shpresojmë që shumë shpejt do të hapen tërësisht çerdhet”, tha Shahpaska./Telegrafi/

Advertisement

Shahpaska: Gjendja në çerdhe është stabile, vetëm një rast pozitiv tek të punësuarit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy