Shahpaska: Me ligjin e ri për marrëdhënie pune, shkurtohet kohëzgjatja e kontratave për kohë të caktuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, sot ka deklaruar se pret nga deputetët që sa më shpejtë ta votojnë zgjidhjen ligjore, me të cilën mundësohet që dita e diel të jetë ditë jo pune. Ajo tha se kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve.

Shahpaska në intervistë për “Utrinski Brifing” rikujtoj se për këtë propozim ligj që është në lexim të dytë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, kishte disa përpjekje për të hapur debat edhe para zgjedhjeve lokale.

Ministrja theksoi se dobia për të miratuar këtë zgjidhje ligjore nga e qytetarëve është e madhe.

“Me zgjidhjen ligjore dita e diel është ditë jopune, vetëm 8 për qind të punëtorëve do të punojnë të dielën, dhe për ata është paraparë minimum prej 50 për qind më shumë mëditje, ndërsa për të punësuarit në qendrat tregtare vetëm për një ndërrim do të kenë rritje prej 100 për qind më lartë mëditje. Dy për qind nga qarkullimi vjetor i qendrave tregtare të dielën është paraparë të shkoj në ndërtimin e kopshteve për fëmijë. Me këtë zgjidhje ligjore paraqet balancë në mes jetës private dhe profesionale të qytetarëve”, ka thënë ministrja Shahpaska.

Advertisement

 

Shahpaska: Me ligjin e ri për marrëdhënie pune, shkurtohet kohëzgjatja e kontratave për kohë të caktuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy