Ministri i Arsimit dhe Shkencës të RMV-së, Jeton Shaqiri, beson se procesi i negociatave me SASHK-në ka përfunduar dhe se është arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Ajo që po them është se rekomandimet e ndërmjetësuesit janë pranuar dhe para një ore janë nënshkruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mes nesh dhe SASHK-ut. Mendoj se secili nga mësuesit dhe profesorët e kanë përfituar nga procesi. Kemi fituar në paga, marrëveshje kolektive dhe mendoj se nga ana e të gjitha trupave dhe organeve brenda SASHK-ut kjo duhet të pranohet.

Sipas informacioneve të mia nga shkollat ​​fillore dhe të mesme, një pjesë e stafit arsimor e kanë pranuar dhe mirëpritur marrëveshjen e arritur”, njofton Shaqiri për “Sitel”.

Sipas tij, të gjithë duhet ta mirëpresim vendimin, qoftë qeveria apo opozita./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shaqiri: Një pjesë e mësimdhënësve e kanë mirëpritur marrëveshjen me SASHK-un shkruan Telegrafi.