Shaqiri: Vazhdojnë bisedimet me SASHK-un, nxënësit të kthehen në shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhje të Qeverisë sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri do të informojë për situatën në arsim dhe përfundimet do të dërgohen te Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dhe janë bërë të ditura në publik.

Ai përsëri ju bëri thirrje mësimdhënësve që ta shqyrtojnë vendimin për ndërprerje të mësimit, ta kenë parasysh ofertën për ngritje të pagave prej 10 për qind dhe situatën ekonomike në të cilën gjendet shteti dhe t’i thirrin nxënësit në shkolla. Tha edhe se sot ka pasur komunikim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Nuk precizoi nëse në mbledhje të qeverisë do të shqyrtohet përqindje e re e cila do t’i ofrohet SASHK-ut, por bëri thirrje që të ketë besim në proces, bisedimet të vazhdojnë, duke njoftuar se do të ketë rebalanc të buxhetit dhe është i mundur rikahëzim i mjeteve në ministri siç propozon MASH për buxhetin e tij.

“Në asnjë situatë nuk kam akuzuar askënd si ministër, por sa i përket procesit arsimor dua që sa më shpejtë të vazhdojë, edhe nesër. Për këtë temë të rëndësishme ne mundet me përfaqësues të SASHK dhe Këshillit të tij çdo ditë t’i vazhdojmë bisedimet, por nuk dua pasoja të ketë procesi arsimor. Në presin e SASHK-ut u tha se anëtarët dhe një pjesë e koordinatorëve të SASHK-ut në komunikimin e tyre kanë thënë se 95 për qind nuk pranojnë rritje prej 10 për qind, ndërsa 5 për qind pranojnë. Nëse kthehemi prapa në vite, këto 10 për qind janë përqindja më e lartë për rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm. Por, them, nuk ndalemi këtu, kemi hapësirë për diskutim, por gjithmonë të kemi parasysh se kjo përqindje në këtë moment është në një situatë shumë të ndryshme sepse në vitet e kaluara nuk ka pasur krizë zë këtillë ekonomike”, deklaroi Shaqiri për mediat pas hapjes së tryezës së rrumbullakët për avancimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Advertisement

Bëri thirrje edhe që të mos ketë dezinformata se pse në publik, tha ai, përfaqësues të Këshillit të SASHK kanë deklaruar se grevën e vazhdojnë sepse nuk është e vërtetë se ka ofertë nga Qeveria.

“Nuk dua dezinformata të tillë. Edhe në këtë krizë ekonomike nuk është thënë se nuk do të ketë paga më të larta në arsim. Është thënë po, se do të ketë paga më të larta dhe do të bëhet maksimum duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi”, shtoi Shaqiri.

Theksoi se Ligji për pagë minimale në nenin 8a ka caktuar se harmonizim i të gjitha pagave duhet të ketë të paktën gjashtë muaj, që nënkupton, tha ai, se ka hapësirë deri më shtator. ndërsa si qeveri përgjegjëse këtë e kanë realizuar edhe më shpejtë me ofertën e dhënë

Shaqiri: Vazhdojnë bisedimet me SASHK-un, nxënësit të kthehen në shkolla shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy