SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së.

Ky mesazh është dhënë në takimin në mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që u mbajt në Francë.

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare.

“Biden dhe Macron diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e integrimit evropian të rajonit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën bashkëpunimin e vazhdueshëm të ngushtë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me qëllim të rritjes së prosperitetit dhe forcimit të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për konferencën e kabineti i presidentit amerikan, Joe Biden./Telegrafi/

The post SHBA-të dhe Franca kërkojnë që Qeveria e re e RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së appeared first on Telegrafi.