Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant-kolonel Vasko Gjurçinovski, nga sot do të jetë në një vizitë pune disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerali Gjurçinovski do të vizitojë Pentagonin, ku do të takohet me krerët e lartë ushtarakë, pas së cilës do të marrë pjesë në ceremoninë në Vermont për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të programit të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Vermontit.

Ai do të vizitojë edhe Detroitin, ku janë selitë e kompanive që prodhojnë autoblinda të tipit “Stryker” dhe “JLTV”, me të cilat sipas planit afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse, është pajisur ushtria e RMV-së”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë./Telegrafi/

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të URMV-së për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";