Pas vitit 2024 URMV do të blejë edhe 98 automjete luftarake nga Shtetet e Bashkuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Azim Nuredin sot në poligonin Krivollak tha se Qeveria pas vitit 2024 nga SHBA do të blejë 98 automjete të tjera të blinduara luftarake për Ushtrinë.

Nuredin pret 33 automjetet e para të blinduara të lehta taktike JLTV të prodhuesit “Oshkosh Defense” në gjysmën e parë të vitit 2022 për të cilat Qeveria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje, dhe ato u prezantuan dje në poligonin e ushtrisë “Krivollak”.

Gjithsej 150 automjete të tilla do të prokurohen deri në vitin 2024, ndërsa gjeneralmajori njofton se procesi i modernizimit do të vazhdojë pas kësaj periudhe brenda Ligjit për Prokurimin Publik të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

“Faza e dytë është pas vitit 2024, do të duhet të prokurohen 98 vetura, me çka do të rrumbullakësohet procesi i modernizimit të njësive. Të gjitha këto procese zhvillohen në përputhje me procedurat e brendshme”, tha Nuredini./Telegrafi/

Advertisement

Pas vitit 2024 URMV do të blejë edhe 98 automjete luftarake nga Shtetet e Bashkuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy