Shënohet 29 prilli – dita e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me rastin e 29 prillit- ditës së Diplomacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, së bashkë me të punësuarit, në sheshin “Nënë Tereza”, me një ngjarje adekuate e shënuan ditëlindjen e Ministrisë.

“Realizimi i prioriteteve strategjike të politikës sonë të jashtme: anëtarësimi në NATO, nisja e bisedimeve me BE-në, partneriteti strategjik me SHBA-të, progresi i raporteve të mira ndërfqinjësore, progresi rajonal –e ndonjëherë duhet të tërheqim një vijë, dhe të rrumbullakojmë përfitimet për gjithë vendin, që janë si rrjedhojë e punës dhe veprimtarisë së diplomacisë”, theksoi Osmani në fjalimin e tij para të punësuarve.

Në fjalimin e tij drejtuar diplomatëve Osmani i theksoi sfidat e reja të cilat pasojnë: përgatitjen e Strategjisë 10 vjeçare- Reflektimi 2030; kryesimin me OSBE 2023, prezencën e fuqishme edhe në organizatat tjera multilaterale; Diplomacia ekonomike; impuls shtesë edhe në bashkëpunimin rajonal, iniciativat e reja- si Iniciativa 8; organizimin e Forumit të Prespës për Dialog etj.

Tradicionalisht në këtë ditë ndahet çmimi “Diplomat i vitit”, i cili këtë vit i takoi diplomatit Ibrahim Kadriu, ndërsa çmimi “Diplomat i ri i vitit” i është ndarë diplomatit Dragan Alçinov.

Advertisement

Këtë vit Ministria e Punëve të Jashtme feston 52 vite rritje dhe zhvillim, kur për herë të parë ishte formuar Byroja për Marrëdhënie me Jashtë, përkatësisht institucioni që i parapriu Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shënohet 29 prilli – dita e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy