Sheqerinska: Bullgaria bëri gabim gjeostrategjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Radmill Sheqerinska sot deklaroi se Bullgaria ka bërë gabim gjeostrategjik kur ka bllokuar bisedimet për anëtarësim dhe kjo nuk është vendim i mirë as për rajonin, as për Sofjen dhe as për Maqedoninë e Veriut.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në vlerat evropiane. Edhe sot në këtë konferencë shtypi dëshmuan se mund të japim rezultate evropiane edhe atëherë kur dikush bllokon procesin evropian. Ne do të vazhdojmë edhe më tej për shkak se e ardhmja e Maqedonisë është evropiane”, tha Sheqerinska.

Ajo pret nga vendet anëtare të BE-së, ta vërtetojnë qëndrimin se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë bisedimet për anëtarësim.

Sheqerinska thotë se janë përmbushur kushtet por se linjat e kuqe nuk do të tejkalohen./Telegrafi/

Advertisement

Sheqerinska: Bullgaria bëri gabim gjeostrategjik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy