Sheqerinska-Mehaj: Rajoni mëson nga gabimet e së kaluarës, prosperiteti dhe stabiliteti janë qëllimi i përbashkët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sheqerinska-Mehaj: Rajoni mëson nga gabimet e së kaluarës, prosperiteti dhe stabiliteti janë qëllimi i përbashkët

Sot në Shkup, ministrja Radmilla Sheqerinska u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të dy ministrat patën një takim tete-a-tete dhe një takim dypalësh në nivel delegacionesh, ku diskutuan bashkëpunimin në mbrojtje dhe më gjerë, dhe situatën në rajon, dhe nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në trajtimin e lajmeve të rreme dhe dezinformata.

“Misioni ynë i përbashkët është të sigurojmë sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, përfshirë Kosovën, në mënyrë që të kemi një rajon që synon një të ardhme të përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Kjo është e ardhmja që e duam për qytetarët tanë dhe kjo është e ardhmja që qytetarët e rajonit tonë e meritojnë plotësisht”, tha ministrja Sheqerinska pas takimit, duke theksuar se rajoni ka mësuar nga gabimet e tij dhe se është koha për të ecur përpara.

“Vendi ynë po investon në paqen rajonale dhe në fund të vitit të kaluar, si anëtar i NATO -s, filloi të kontribuojë me forcat e veta në misionin e Aleancës në Kosovë. Gjithashtu mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd, në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje të përbashkët që do të jetë në favor të stabilizimit të mëtejshëm të rajonit”, shtoi Ministrja.

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Mehaj, tha se ndihet i nderuar që ndodhet në Maqedoninë e Veriut sepse, siç theksoi ai, vendi ka kaluar nëpër shumë faza që Kosova do të duhet t’i ndjekë dhe nga të cilat do të mësojë shumë.

“Ne jemi të përkushtuar të flasim të njëjtën gjuhë për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj përmes KFOR -it, por edhe për çdo bashkëpunim për një të ardhme më të mirë, veçanërisht në aspektin e sigurisë rajonale”, deklaroi Mehaj.

Ministri i Kosovës vizitoi Akademinë Ushtarake, ndërsa pati takime me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Sheqerinska-Mehaj: Rajoni mëson nga gabimet e së kaluarës, prosperiteti dhe stabiliteti janë qëllimi i përbashkët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy