Sheqerinska: Nëse është e nevojshme ushtria do të marrë pjesë në procesin e imunizimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, theksoi sot se anëtarët e ushtrisë dhe qendra mjekësore ushtarake janë ende duke punuar si pjesë e shëndetit publik dhe janë të pranishëm në pjesë të ndryshme, duke punuar me njerëz të sëmurë, duke punuar në analiza epidemiologjike dhe duke mbështetur institucionet e shëndetit publik.

“Ne kemi pasur edhe gjendje të jashtëzakonshme dhe krize dhe ato gjendje ndryshojnë në bazën ligjore dhe në procedurë, por puna është standarde. Në gjendje të jashtëzakonshme dhe krize, forcat e armatosura janë vendosur për të mbështetur institucionet civile. Ndoshta nuk ka aq shumë lajme sepse ato na janë bërë standardi ynë”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se edhe kur situata epidemiologjike ishte në fazën e një numri më të vogël të njerëzve të infektuar, numri i ushtrisë në shëndetin publik mbeti i njëjtë, ndërsa nëse ka ndonjë nevojë ushtria do të angazhohet në procesin e imunizimit, gjegjësisht vaksinim, në varësi të nevojave të institucioneve./Telegrafi/

Sheqerinska: Nëse është e nevojshme ushtria do të marrë pjesë në procesin e imunizimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy