Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 123 pacientë, prej të cilëve 31 janë nga Tetova, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Tetovës janë regjistruar 871 raste me COVID-19, ndërsa për momentin raste aktive ka 292 raste.

Megjithatë, Tetova vazhdon të mbetet komuna e dytë me më shumë raste aktive me coronavirus pas Shkupit (1788), ndërsa më pas është Kumanova me 194 raste aktive.

Advertisement

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë infektuar 8197 persona, prej të cilëve 4326 janë shëruar, ndërsa 385 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy