Shërohen mbi 2.100 pacientë me COVID-19, humbin jetën 14 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krahas 361 rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur edhe pacientët e shëruar.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 2.116 pacientë të shëruar prej të cilëve vetëm 1.489 janë nga Shkupi.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve gjashtë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Tetova, një nga Ohri, një nga Prilepi, dy nga Strumicë dhe një nga Struga.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 në Maqedoni janë diagnostifikuar 88.749 pacientë, ku prej tyre 71.592 janë shëruar dhe 2.696 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 14.461 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Shërohen mbi 2.100 pacientë me COVID-19, humbin jetën 14 pacientë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy