Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se është shëruar nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë dhe u hospitalizua në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

“Pas 22 ditëve në Klinikën për Sëmundje Infektive, nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë sot është shëruar dhe shkon në shtëpi”, shkroi Sheqerinska në “Facebook”.

Ajo shtoi se nënkoloneli do të kthehet te kolegët e tij për të kryer detyrat që i takojnë.

“Falënderime për secilin. Asgjë nuk ia lamë rastësisë dhe ky është rezultati që të gjithë e dëshiruam”, tha ministrja./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërohet nënkoloneli i ARM-së i cili u infektua me COVID-19 në Afrikë shkruan Telegrafi.