Shilegov: Vendimin për fatin e Sallës Universale duhet ta sjell i gjithë vendi dhe shoqëria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sonte theksoi se vendimin për fatin e sallës Universale duhet ta sjellë i gjithë vendi dhe shoqëria.

“Vendimi për fatin e sallës Universale duhet të merret nga i gjithë vendi dhe shoqëria, dhe jo si më parë kur qeveria e mëparshme nuk debatoi por vetëm kumtoi. Diku rreth vitit 2010-2011, në truallin logjik të ndërtimit të Sallës Universale, që është nga rruga ‘Aradhet Partizane’ deri në rrugën afër sallës Universale, qeveria e atëhershme e Komunës Qendër dhe opozita e sotme, me planin e detajuar urbanistik për Bunjakovecin, vendosi të ndërtojë hotele, kafene dhe garazhe shumëkatëshe, tha Shilegov sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ai përsëriti se ai personalisht dëshiron të ristaurohen kapacitetet ekzistuese me pamjen ekzistuese, me vendime të brendshme të truallit të ndërtimit, d.m.th. zvogëlimi i numrit aktual dhe zotohet për ndërtimin e një salle të re shumëfunksionale në një vend tjetër.

I pyetur se çfarë është vizatuar në PDU-un ekzistues në vendin e Sallës Universale, gjegjësisht a është e vërtetë që është vendosur tarracë verore me park, Shilegov sqaroi se konkursi është fazë diskutimi, nuk është vendim përfundimtar.

Advertisement

Potencoi se Salla universale është vend ku është krijuar kultura bashkëkohore e Maqedonisë dhe nëse nuk arrijnë profesionistët të gjejnë zgjidhje optimale, atëherë është legjitime të ketë referendum.

Shilegov: Vendimin për fatin e Sallës Universale duhet ta sjell i gjithë vendi dhe shoqëria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy