Shkaktoi zjarr me molotov në një bastore, arrestohet një person nga Tetova

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person pasi i njëjti ka shkaktuar zjarr në një bastore në Tetovë.

Personin në fjal e ka ndihmuar edhe një tjetër tetovarë, ndërsa nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy policë.

“Sot (18.03.2022) në orën 07.10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 30-vjeçarin tetovar A.K. për shkak të dyshimit se së bashku tetovarin N.L. (34) rreth orës 05.00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një kazino bastesh sportive në rrugën “Ilindenska” në Tetovë dhe kanë shkaktuar zjarr. Si rrjedhojë, dy policë kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë”, thonë mes tjerash nga MPB.

Shkaktoi zjarr me molotov në një bastore, arrestohet një person nga Tetova shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy