Shkolla e Reçicës së Vogël peng e politikës, Ministria dhe Komuna përplasen për pranim-dorëzimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Edhe pse objekti i shkollës “Naim Frashëri” ka përfunduar thuajse para një viti ndërsa dhe regjistrimet thuajse kanë përfunduar, mbetet që të zgjidhjen vetëm mosmarrëveshjet mes Komunës së Tetovës edhe Ministrisë Së Arsimit që kjo shkollë të filloj me punë në shtator.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri më herët ka deklaruar se objekti i është dhënë komunës nga fundi i vitit 2021.

“Unë ka verifikuar dokumentacionet që kam shkresat që i janë dorëzuar Komunës së Tetovës në rastin konkret nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përafërsisht në muajin nëntor-dhjetor kur nuk kam qenë unë Ministër i Arsimit është bërë pranim-dorëzimi i objektit në aspektin teknik, pra nga ana e ministrisë pranim-dorëzimi ka mbaruar dhe do bëjmë një informacion të përgjithshëm se nëse nga ana e komunës së Tetovës duhet dhe cilat janë arsyet, do të kemi komunikim mos e lëmë nesër nga sektorët përkatës duhet të ketë.”- deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Por nga sektori për veprimtari komunale thonë se pranim-dorëzimi është bërë mes shkollës dhe Ministrisë së Arsimit dhe jo komunës së Tetovës, andaj nga ky sektor thonë se ditëve në vijim do të bëjnë takime me ministrinë për të parë se si ky objekt të futet në përdorim në shtator.

Advertisement

“Në komunë dhe sektor nuk kemi asnjë dokument të këtillë dhe procesverbal ku është bërë pranim-dorëzimi teknik, por pranim-dorëzimi është bërë ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, konkretisht nga sektori për investime kapitale dhe drejtorisë së shkollës, Ministria e Arsimit ka kryer objektin, ka furnizuar me inventar përbrenda dhe tani duhet të shohim hapat të tjerë që duhet t’i ndërmarrim ne si dy institucione.”- pohoi Nazmi Dauti, sektori për arsim komuna e Tetovës.

Shkolla “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël u ndërtua për shkak se nxënësit e këtij vendbanimi duhet të udhëtojnë mbi 2 kilometra për shkollën që gjendet në lagjen Teqe të Tetovës. Objekti premtohet me vite. Ndërtimi nisi në 2020-tën, ndërsa përfundoi në vitin 2021./TV21/

Shkolla e Reçicës së Vogël peng e politikës, Ministria dhe Komuna përplasen për pranim-dorëzimin shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy