Shkollat në RMV të akuzuara për mungesë transparence në blerjet e financuara nga prindërit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Komunikim Qytetar ka publikuar rezultatet e një hulumtimi që nxjerr në pah mungesën e transparencës në procedurat e blerjeve të financuara nga prindërit në shkollat e Maqedonisë së Veriut. Në raportin e tyre, theksohet se vonesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për hartimin e akteve nënligjore ka lejuar një mjedis jo-transparent dhe pa llogaridhënie për shpenzimet në shkolla.

Hulumtimi ka zbuluar se shkollat kryejnë blerje të ndryshme, duke filluar nga sigurimet dhe uniformat për nxënësit deri te ushqimet, pa përdorur procedura të qarta të përcaktuara për përzgjedhjen e ofertave më të favorshme. Njoftimet publike për këto blerje janë të rralla dhe shpesh herë mungojnë, duke lënë hapësirë për praktika të dyshimta.

Edhe pse disa shkolla kanë thënë se vendimet e blerjes janë bërë nga këshillat e prindërve, ende nuk dihet se si janë zgjedhur kompanitë dhe si janë grumbulluar ofertat e shqyrtuara. Me mbi 1 mijë shkolla dhe rreth 254 mijë nxënës në vend, vlera vjetore e këtyre blerjeve vlerësohet të jetë të paktën 10 milionë euro. /Telegrafi/

Shkollat në RMV të akuzuara për mungesë transparence në blerjet e financuara nga prindërit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy