Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme vendosi që Sanela Shkrielj dhe Marija Koçovska të jenë deputetet e reja të LSDM-së në Kuvend.

Ata zëvendësojnë Slavjanka Petrovskën, e cila tani është ministre e Mbrojtjes dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila është ministre e Kulturës.

Shkrielj ishte një zv. ministre e Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë tranzitore përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020. Ajo hyn në Kuvend si e radhës, gjegjësisht e 14-ta në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore, të cilën në zgjedhjet e atëhershme e udhëhoqi Oliver Spasovski, në të njëjtën kohë ishte edhe shefe e kabinetit të ministres së Arsimit Mila Carovska, dhe më herët ka qenë shefe e kabinetit të saj në MPPS – pozitë nga e cila u bë zv. ministre e përkohshme në këtë dikaster, kur për ministre teknike nga OBRM-PDUKM u propozua Rashela Mizrahi, e cila më pas u shkarkua nga detyra.

Gruaja e radhës në listë nga njësia e pestë zgjedhore është Marija Koçovska nga Demir Hisar, e cila do të hynte në Kuvend në vend të Kostadinovska-Stojçevska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkrijel dhe Koçovska janë deputete të reja të LSDM-së në Kuvend shkruan Telegrafi.