Shkruhet historia në Komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut është shënuar një moment historik, pas mbylljes së zgjedhjeve lokale, pasi për herë të parë është zgjedhur një shqiptar në postin e kryetarit të komunës.

Suat Shaqiri, kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Fitorja e Shaqirit vjen si surprizë për opinionin publik, duke marrë parasysh se Çashka ka qenë historikisht e udhëhequr nga kandidatë maqedonas.

Arbër Ademi mbrëmë në një konferencë për shtyp deklaroi se në Çashkë është shkruar historia.

Advertisement

“Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, tha Ademi.

Ky rezultat konsiderohet një arritje e madhe për përfaqësimin politik të shqiptarëve në zonat ku ata tradicionalisht kanë qenë në minorancë.

Shaqiri është zotuar se do të punojë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, duke e cilësuar këtë fitore si një hap drejt bashkëjetesës dhe integrimit më të gjerë në nivel lokal./Telegrafi/

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy