Shkup, 120 dënime në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 120 masa, prej të cilave 12 janë për tejkalim shpejtësie, 22 kundërvajtje për motoçiklistët, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe dhe dënime të tjera.

“Aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga SPB Shkup./Telegrafi/

Advertisement

The post Shkup, 120 dënime në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy