Shkup, 166 kundërvajtje në komunikacion, 32 për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 166 masa, prej të cilave 32 janë për tejkalim shpejtësie, 23 për vozitje pa leje, shtatë për automjete të paregjistruar, 15 për këmbësorët dhe 36 për parkim jo të rregullt”, thonë gna SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe 19 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, tetë për mospërdorim të rripit të sigurisë, pesë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për motoçiklistët dhe pesë për kalim në të kuqe.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Shkup, 166 kundërvajtje në komunikacion, 32 për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy