Shkup: 186 gjoba për shoferët, 40 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (05.10.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 186 gjoba u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 40 për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 21 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara.

“Gjashtë masa u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 12 për ndalim të paligjshëm, shtatë sanksione për parakalimin dhe shmangien ilegale, katër shkelje janë kryer nga motoçiklistët, si dhe 63 gjoba për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e intensifikuara në trafik do të vazhdojnë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Shkup: 186 gjoba për shoferët, 40 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy