Shkup, 219 kundërvajtje në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 masa, prej të cilave 59 janë për tejkalim shpejtësie, 70 për kundërvajtje të këmbësorëve dhe 11 gjoba për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 10 masa për mosregjistrim të automjeteve, 6 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 45 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Shkup, 219 kundërvajtje në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy