Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se 7 subjekte juridike në Shkup janë gjobitur me nga 7 mijë euro gjoba për mos respektim të vendimeve të Qeverisë së RMV-së.

“Sapo kemi marrë njoftim nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, vetëm 7 subjekte juridike në Shkup sot janë dënuar me 7 mijë euro gjobë për mosrespektim të plotë të vendimeve të marra nga qeveria”, informoi dje ministri Bekteshi.

Ai gjithashtu tha se Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit parasheh edhe mbylljen e aktivitetit për praktika të pandershme në tregti që janë në dëm të qytetarëve/konsumatorëve.

Shkup: 7 subjekte juridike janë gjobitur me nga 7 mijë euro për mosrespektim të vendimeve të qeverisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";