Shkup: 76 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba, në mesin e të cilëve 14 për vozitje pa leje, 7 për vozitje me shpejtësi më e madhe se e lejuara, 5 për errësimin joligjor të xhamave, 4 për kalim të rrugës në dritën e kuqe të semaforit, 4 për makina të paregjistruara.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post Shkup: 76 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy