Shkup: Akuzë për mashtrim ndaj agjentit të shitjes së patundshmërive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur propozim akuzë kundër 41 vjeçarit nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

I Akuzuari gjatë periudhës 6 maj 2020 deri me 5 mars 2021 ka kryer më shumë mashtrime me qëllim të përfitimit material.

Ai me këtë rast ka mashtruar dhe njëkohësisht dëmtuar 10 persona. Me katër nga të dëmtuarit i akuzuari ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie për banesa në ndërtim dhe iu ka marrë shuma të ndryshme të parave, por marrëveshje për shitblerje nuk është firmosur asnjëherë.

Ndërkohë me 6 të dëmtuarit e tjerë ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie dhe më pas edhe marrëveshje për shitblerje në të cilat pa njohuri të pronarëve ka firmosur sikur të ishte shitës.

Advertisement

 

Shkup: Akuzë për mashtrim ndaj agjentit të shitjes së patundshmërive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy