Shkup: Arrestohen dy persona që sulmuan policët në protestën e djeshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së ka arrestuar dy persona, të cilët gjatë protestës së djeshme kanë sulmuar fizikisht nëpunës policorë.

“Më 25.04.2021 nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup janë arrestuar D.K.(22) dhe M.Ll.(23) nga Shkupit, për shkak se në protestën e djeshme në Shkup me mjete të forta kanë sulmuar nëpunës policorë të cilët kanë qenë pjesë e kordonit policor”, njoftojnë nga MPB-ja,

Për këtë, e kanë njoftuar edhe prokurorin publik, dhe nën udhëzimet e tij, personat janë mnajtur në stacion policor. Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e M.Ll. dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal adekuat.

Shkup: Arrestohen dy persona që sulmuan policët në protestën e djeshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy