Shkup: Gjykata Penale përgatiti 3.500 certifikata dhe vërtetime për kandidatët për kryetar të komunave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale në Shkup gjatë dhjetë ditëve të kaluara, me respektimin e të gjitha afateve ligjore, arriti të përgatisë 3.500 certifikata dhe vërtetime nga evidenca penale dhe ndëshkuese, me kërkesë të të gjithë kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe kandidatëve për kryetarë komunash nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e zgjedhësve, të lindur në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa të nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga Gjykata Penale thonë se sipas nenit 67 paragrafi 3, në lidhje me nenin 7 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, të gjitha Komisionet Komunale, në mënyrë elektronike i kanë dorëzuar të dhënat personale të kandidatëve, ndërsa në afat prej 24 orëve gjykata i ka kryer kontrollet adekuate, i ka përgatitur certifikatat dhe vërtetimet dhe në mënyrë elektronike i ka dorëzuar vendimet te komisionet.

“Sa i përket kritikave të disa subjekteve politike në rrjetet sociale, e informojmë publikun se departamenti për Evidencë Ndëshkuese në gjykatë veproi për të gjitha kërkesat pas përfundimit të orarit të punës si dhe gjatë fundjavave, para së gjithash sepse një numër i madh i kandidatëve dhe njësive komunale zgjedhore i parashtronin kërkesat pas skadimit të afatit më 11 shtator të vitit 2021 për regjistrimin e kandidatëve”, njoftojnë nga Gjykata.

Njëherësh, shtojnë, Gjykata, për këtë periudhë, i ka respektuar edhe afatet për pranim, kontrollim dhe përgatitje të certifikatave dhe vërtetimeve të të gjithë qytetarëve kërkesat e të cilëve nuk kishin lidhje me zgjedhjet.

Advertisement

“Në këtë drejtim, njëherësh edhe sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, si gjykatë, edhe një herë bëjmë thirrje për nevojën për vendosje të aplikimit elektronik dhe dhënien e certifikatave dhe vërtetimeve”, thuhet në kumtesë.

Shkup: Gjykata Penale përgatiti 3.500 certifikata dhe vërtetime për kandidatët për kryetar të komunave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy