Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup, ju bën thirrje banorëve të Shkupit që maskat e përdorura të hedhin në mënyrë të duhur, duke i paketuar, me qëllim që të mbrohet shëndeti i të punësuarve në ndërmarrje.

“Gjatë muajve të kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup janë ballafaquar me një sasi të madhe të mbeturinave nga maskat mbrojtëse dhe dorezat që qytetarët i hedhin në vendet publike ose paketohen në mënyrë të parregullt dhe hidhen në koshat e mbeturinave komunale”.
“Maskat mbrojtëse të përdorura në veçanti janë një burim i mundshëm i infeksionit dhe sipas rekomandimeve epidemiologjike, ky lloj i mbetjes duhet të hidhet i paketuar në qese të dyfishta”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes publike./Telegrafi/

Shkup: “Higjiena komunale” me thirrje për qytetarët që maskat t’i hedhin në mënyrën e duhur shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";